Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami: Pas 20 vitesh pritje, Bulevardi “Bllagoja Toska” në Drenovec bëhet realitet

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se pas dy dekadash pritje është hapur për qarkullim Bulevardi “Bllagoja Toska” në lagjen Drenovec, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për qytetin dhe rajonin përreth.

Kasami theksoi se bëhet fjalë për një nga projektet më të rëndësishme rrugore, i cili do të lehtësojë komunikacionin dhe do të krijojë lidhje më efikase për qytetarët e Tetovës dhe komunave fqinje.

“Edhe një bulevard i ri, depërtuam dhe e hapëm këtë bulevard kaq të rëndësishëm jo vetëm për qytetin por edhe për banorët e komunave përreth”, ka deklaruar Kasami.

Nga Komuna e Tetovës vlerësojnë se realizimi i këtij projekti paraqet një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës urbane dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.

“Neka na qoftë përhajr”, ka përfunduar kryetari Kasami në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.