Asnjë nga 27 partitë politikë që do të marrin pjesë të zgjedhjet e 7 qershorit, ende nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.
Kështu njoftoi për Klankosova.tv Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Deri më tani (e hënë, 11 maj 2026, ora 14:00) asnjë nga 27 subjektet politike nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
Ai theksoi se ka përfunduar periudha për subjektet politike që ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve.
“Numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”, theksoi Elezi për Klankosova.tv.
Pas përmbylljes së procesit të certifikimit, KQZ pritet të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje (1 – 7 maj) janë:
Partia Socialdemokrate;
Kosovaki Nevi Romani Partia;
Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
Lista Serbe;
Yenilikçi Türk Hareket Partisi;
Lidhja Demokratike e Kosovës;
Fjala;
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;
Socialdemokratska Unija;
Jedinstvena Goranska Partija;
Kosova Demokratik Türk Partisi;
Nova Demokratska Stranka;
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;
Kosovski Savez;
Partia Balliste;
Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;
Partia Liberale Egjiptiane;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
Stranka Demokratske Akcije; dhe
Partia Demokratike e Kosovës.
Partitë politike që kanë njoftuar për formim të koalicionit (1 – 7 maj) janë:
Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);
Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar); dhe
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).
Nisma qytetare që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
Složno Pobeđujemo.
Kandidati i pavarur që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
Esmir Kasi.



