Gostivar, arrestohet 53-vjeçari, dyshohet se vodhi send personal nga një pastruese në ordinancë

Policia e Gostivarit ka privuar nga liria personin Q.I. (53) nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje” (Neni 235 i Kodit Penal). Sipas raportit policor, ai dyshohet se i ka marrë një send personal shtetases F.A. (45) në momentin kur ajo po punonte si pastruese në një ordinancë. Personi i dyshuar po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme ligjore.