Presin gjatë, për të dhënë para!
Madje për një rrugë me gropa.
Sirena dhe shtyrje se kush të kapin radhën!
Madje edhe autoambulanca me rastin emergjent ngeci në mes të autostradës së mbushur me makina.
Më shumë se një kilometër të mbushura tre korsi presin në pikun e trafikut në autostradën nga Shkupi që të shpie për Kumanovë, kjo sepse në pikë-pagesën e Milladonovcës po punohet.
“Punimet në pikë-pagesën e Milladinovcët kanë shkaktuar revoltë te qytetarët, të cilët presin radhë të gjata për të paguar tarifën e autostradës, duke qenë se nuk punojnë pesë korsi, por vetëm tri prej tyre dhe nga autoritet nuk ka asnjë informacion të devijimit të rrugës, sidomos në ngarkesën e mëngjesit dhe të pasdites kur të gjithë lëshohen nga puna”, raporton gazetari i TV21, Adnan Qaili.
Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thanë se filluan me realizimin e projektit për ndërtim shtese dhe zgjerimin e pikë-pagesës së Milladinovcit, i cili sipas tyre do të modernizohet me sistem të pagesës së taksave rrugore në nyjën e dy autostradave që ndërlidhet Korridori 10 dhe Korridori 8.
“Me këtë projekt do të vihet në funksion pagesa elektronike e taksës rrugore në pikë pagesën e Milladinovcët, përmes përdorimit të kartelave ‘SMART’ dhe pajisjes për pagese elektronike ‘M-TAG’, çka do të mundësoj qarkullim më të shpejtë të automjeteve, efikasitet më të lartë dhe komoditet të shtuar për përdoruesit e autostradës. Me qëllim të zvogëlimit të kohës se pritjes dhe mundësimit të një qarkullimi më të shpejtë të trafikut, u bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të ridrejtojnë lëvizjen e tyre drejt pike së pagesës në Petrovec, ku është vendosur pike pagesë elektronike funksionale e taksës rrugore dhe mundësohet kalimi më i shpejte dhe më efikas”, thonë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”.
Projekti është pjesë e Marrëveshjes për ndërtimin dhe instalimin e pikave pagesore te Korridorit 8 dhe të autostradës Milladinovc-Shtip, e lidhur me konzorciumin Aselsan – Zhikoll. Deri më tani, në përputhje me marrëveshjen dhe sipas parimit “çelësat në dorë”, janë projektuar dhe realizuar plotësisht pikat e pagesave në Preod, Kadrifakove, Gllumovë dhe Zhelinë, te financuara përmes huamarrjes nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thonë nga Ndërmarrja publike për Rrugë Shtetërore.





