Antonio Costa: BE duhet të flasë me Rusinë për paqen në Ukrainë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa riafirmoi sot faktin se Bashkimi Evropian mbetet i hapur ndaj bisedimeve me Rusinë për sigurimin e paqes në Ukrainë.

Duke folur në Bruksel në Ditën e Evropës, Costa tha se ”BE ishte e përgatitur të angazhohej në bisedime drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

”Bisedimet do të duhet të zhvillohen me Rusinë për të diskutuar çështjet e përbashkëta të sigurisë në një moment të përshtatshëm”, tha Costa, ndërsa theksoi se BE nuk do të vepronte vetë.

”Nuk do të ndërmarrim asnjë veprim për të minuar iniciativën e paqes të presidentit të SHBA-së Donald Trump”, tha ai.

Pak para se të fliste në Bruksel, Costa foli në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

BE qëndroi me Ukrainën “në luftën e saj për paqe dhe në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta evropiane”, postoi Costa në X.

“E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian. Ne mezi presim të ndërmarrim hapat e ardhshëm në procesin tuaj të pranimit sa më shpejt të jetë e mundur. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane”, shtoi ai

© SYRI.net