“Pro-Art Simfonik”, edhe kësaj herë sjellë Koncertin e Muzikës Artistike në Kumanovë

10 Vjetori i koncertit të muzikes klasike, koncert ky jubilar, do të mbahet të martën në ora 20:00 tek Shtëpia e Zejtarëve në Kumanovë dhe pritet t’i sjellë në skenë artistëm e famshëm të këtij zhanri muzikor.

Gjatë kësaj mbremjë artistike, sipas paralajmërimeve të organizatorit Sh.A.K. “Pro-Art Simfonik”, do të performojnë violinisjta famoze Sihana Badivuku, Kuarteti harkor nga Filharmonia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe sopranoja e mirënjohur Gonxha Bogomorova.

Event i këtillë i cili tanimë, duke qenë se është realizuar edhe vite më parë, por merrë një dimension atraktivo-artistik i cili gjithnjë e më shumë po ngjalë interes ndër qytetarët e Kumanovës, në veçanti adhuruesve të artit skenik.

Janë pikërisht evente, të cilat për vite me radhë i kanë munguar dhe vazhojnë t’i mungojnë qytetit, Prandaj mbrëmja e këtillë artistike, pritet të sjellë shumë artdashës në këtë ngjarje, e cila edhe Kumanovës do t’ia sjellë këta artista të mëdhenjë e me famë e nam.

Sic dihet, në edicionet e deritanshme ka patur një laramani nga pothuajse të gjitha gjinitë muzikore, zhanre të ndryshme, mirëpo e gjithë kjo me kujdesin e spikatur për të mos t’iu shmangur muzikës së mirëfilltë klasike, artistike shqiptare etj.

Portali “Kumanova Sot”