Mucunski: Nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese, mungon besimi

Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese. Kështu u përgjigj ministri i jashtëm Timço Mucunski në konferencën e përbashkët me Sekreatarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Alain Berset. Shefi i diplomacisë Mucunski tha se ka mungesë besimi dhe besueshmërie në aspektin e ofrimit të shërbimeve ndaj nesh si vend, kështu që Qeveria nuk është e gatshme të ndërmarrë asnjë hap drejt ndryshimeve kushtetuese. Duke komentuar zhvillimet në Bullgari dhe marrjen e mandatit nga Radev, Mucunski tha se vendi është i gatshëm për dialog

“Ajo që mund t’ju them është se ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm për dialog dhe jemi të gatshëm për të edhe tani. Mungoi vullneti për një dialog të tillë nga ana e Bullgarisë fqinje me Qeverinë e kaluar. Shpresoj që në Sofje të ketë vetëdije se perspektiva evropiane për vendin tonë është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Edhe nëse nuk ka një vetëdije të tillë dhe nëse një vetëdije e tillë nuk zhvillohet, kjo nuk do të thotë se po mendojmë për ndonjë alternativë, por do të vazhdojmë në rrugën e reformave, do të vazhdojmë në rrugën e pajtueshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe do të vazhdojmë të ndajmë ato vlera evropiane në të cilat besojnë shumica dërrmuese e qytetarëve tanë. Por nëse pyetja është nëse jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese në këtë kontekst dhe në këtë situatë, ne nuk jemi të gatshëm. Dhe le të mos ketë dilema rreth kësaj çështjeje” tha Mucunski, deklaroi Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm. /Alsat.mk