Një i ri shqiptar në Zvicër, Dionys Thaqi, po prezanton një projekt inovativ në kuadër të konkursit prestigjioz “Schweizer Jugend forscht”, platforma kryesore në vend për promovimin e talenteve të rinj në shkencë dhe teknologji, shkruan albinfo.ch.
Një i ri shqiptar po tërheq vëmendje në fushën e teknikës dhe inovacionit me një projekt ambicioz: përshtatjen e një motori 4-taktësh me benzinë për të funksionuar me hidrogjen.
Bëhet fjalë për Dionys Thaqi, i cili përmes këtij projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e alternativave më të pastra dhe më të qëndrueshme në industrinë e transportit. Shndërrimi i motorëve tradicionalë në përdorues të hidrogjenit konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të emetimeve të CO₂ dhe mbrojtjes së mjedisit.
Projekti i tij është pjesë e një gare apo prezantimi teknik, ku mbështetja e publikut përmes klikimeve dhe pëlqimeve mund të ndikojë në renditjen përfundimtare.
Ky është një tjetër shembull i potencialit që kanë të rinjtë shqiptarë në diasporë, sidomos në fusha si inxhinieria dhe teknologjia, ku inovacioni dhe idetë e reja janë kyçe.
Ndërkohë, përkrahja nga komuniteti mbetet thelbësore për të ndihmuar projekte të tilla të avancojnë dhe të marrin vëmendjen që meritojnë.
VOTONI per DIONISIN;



