Shkruan: Muhamed HALILI
Takimi i paradokohshëm i kryetarëve të partive politike u duk se i dha rezultatet e duhura për gjetjen e një gjuhe të përbashkët rreth temave për të cilat partitë politike në Maqedoni me vite nuk kanë rënë dakord.
U fitua përshtypja se çështja e kodit zgjedhor së shpejti do të hiqet nga rendi i ditës sepse partitë politike (shumica prej tyre) deklarativisht u pajtuan për një njësi zgjedhore ku do të aplikohej sistemi proporcional me lista të hapura.
Që të mos e zbuloj frikën e tij para opinionit publik dhe dyshimin se një mënyrë e re e organizimit të zgedhjeve definitivisht Aliut dhe partisë së Tij do t’ia hap rrugët e zhdukjes nga skena politike në Maqedoni , ai u shtir se nuk brengoset për ndrimin e modelit të zgjedhjeve, se e pranon ate, por për hir të “forcimit” të sistemit demokratik duhet të ngrihet një prag zgjedhor prej 5%.
Kjo, me gjuhën e analistëve politikë të pavarur do të thoshte humbje e pozitave komanduese partiake dhe privilegje të tija të komandimit ë proceseve demokratike në vend dhe përzgjedhjes së kandidatëve të degjueshëm për deputet.
Kjo, me një fjalor tjetër do të thoshte, gjithjë si “mbrojtës” i të drejtave të shqiptarëve, monopolin e përfaqsimit etnik edhe një kohë të gjatë ta mbajnë Alija dhe BDI-ja,
E vërteta është se sa herë funksionarëve të BDI-së u rrezikohet karrrigeja për ndonjë ndjekje penale ata keqpërdorimet e tyre i identifikojnë me ndjekjen e shqiptarëve nga ana e pushtetit.
Kështu për shembull ish ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, i cili i zbatonte dikur urdhërat e Alisë dhe prokurores së tyre të famshme partiake i jepte urdhëra, siç atëherë më informonin avokatët dhe miqët e përbashkët të mij, në kohën e burgosjes së aktivistëve të PPD-së.
Njeriu i cili në bombat e famshme të Zaevit, dëgjohet si një ndër tre kryeprotagonistat e shpeshtë me fjalor primitiv dhe të rrugës dhe dëgjohet se jep udhëzime për veprime amorale ndaj nënave dhe motrave shqiptare të cilat i ushqyen me mish qëngji gjatë luftës, në një konferencë për shtyp deklaron se…” shqiptarët kanë të drejtë vetë të përcaktojnë se si duan dhe ku duan të jetojnë, duke e akuzuar qeverinë për mosrespektim të MO-së,por edhe për bllokim të procesit eurointegrues”, përcjell Tv 21!
Ta përkujtojmë zotin deputet se koha e “jetesës së funksionarëve shqiptarë se si duan dhe ku duan të jetojnë moti ka perënduar!
Kaloi koha kur kryepatriotët funksionarë të BDI-së mandatin e tyre e kryenin duke djegë posta dhe nuk përgjigjeshin fare para ligjit, kur vidhnin në sasi enorme paratë e popullit dhe e mbanin titullin “komandant” dhe flisinin për patriotizëm, kur djemtë dhe vajzat e tyre bëheshin doktora shkence dhe prokurorë pa pasë fije shkolle, kur punësoheshin nga zyra e Abdylhaqimit,mernin rrogë e nuk shkonin në punë, kur çdo njeni merrte nga tre katër rroga dh të rinjtë shqiptarë joakiiste e bdistë endeshin rrugëve të Berlinit, Cyrihut e Parisit dhe nuk ngiheshin me bukë
Kaloi koha kur funksionarët e tyre prokurorë e anëtarë të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve dhe avokatët e shtetit pranonin se kanë vjedhë dhe nuk ngriheshin padi penale ndaj tyre.
Të deklarohesh se je “kryepatriot” dhe “komandant- atdhetar i 20” më nuk është modë sepse populli më nuk beson sepse fill pas dy javëve të konfliktit të armatosur kryekomandanti ra pishman dhe prej idesë së “bashkimit të trojeve shqiptare” kaloi në forcimin e integritetit të shtetit tonë të përbashkët dhe karrigen e tij të drunjtë e bëri të fortë si çeliku dhe kur çdonjëri shprehte pakënaqësi ndaj qeverive të BDI me VMRO dhe LSDM përgjigja ishte.” Ka kaluar koha e luftës, tani problemet do t’i zgjidhim me metoda demokrtike!
Kryezavendësi i kryekomandantit do të ishte i kënaqur që të rinjtë që pasojnë në politikë ta ndjekin së paku gjysëm e të arriturave të tyre.
Unë dhe të tjerët thellë besojmë se pasardhësit e tyre në politikë nuk kanë asnjëfarë gjase të arrijnë të bëjnë ate që kanë bërë paraardhësit e tyre.
Me kilometra është e gjatë lista e korrupsionit të tyre,keqpërdorimeve materiale e morale dhe mospërgjegjësisë para organeve të shtetit.
Koloneli shqiptar Dritan Goxhaj, në deklarimet e tija publike për Euronews
Albania bashkëluftëtarin e tij Abaz Xhuka e quan përrallaxhi dhe deklaron se i ka tradhëtuar idealet e bashkëluftëtarëve të tij dhe ka bërë luftë kadrovike.
Dhe, kjo mjafton me kaq! Nuk duhet më tepër!
20% nuk është etiketë por emër i mëshehte etnik.
Ne që kemi hartuar platforma se si të ndalet një luftë e pakonsultuar mes shqiptarëve dhe i kemi udhëhequr bisedimet për një Marrëveshtje shqiptaro-maqedonase në vitin 2001 e dijmë shumë mirë se çka është 20%: shifër, etiketë apo etni?
Gati të gjithë e dijmë se është kompromis.
Për atë kompromis atëherë njëri nga nënshkruesit e MO-së Arben Xhaferi deklaroi se ne si shqiptarë u bëmë popull sepse në Preambulën e MO për 20% u bëmë “…pjesë e popullit shqiptar…”.
Pas tij edhe Amdi Bajram deklaroi se edhe Romët me ndrimin e Preambulës u bënë popull.
Edhe Abaz Xhuka ishte i të njejtit qëndrim dhe i bëri presion PPD-së ta votojë preambulën e re, (edhe gjenerali Gëzim Ostreni për këtë shkruajti më vonë në librin e tij)
Mediumet më 17 korrik 2001 informuan se të dërguarit special të BE –së François Leotar dhe SHBA-ve Xhems Perdju kanë dorëzuar versionin e fundit për ndryshimet kushtetuese dhe bisedimet sapo do të fillojnë.
Sipas propozimeve të tyre gjuha shqipe do të merrte statusin e gjuhës së dytë zyrtare.
Ky propozim ishte i pa pranueshëm për VMRO-DPMNE dhe LSDM si dhe kryetarin Trajkovski i cili me një letër patetike e njoftoi presidentin Bush dhe liderët tjerë evropian dhe alarmoi ndërkombëtarisht për federalizimin e Maqedonisë.
Një peticion i nënshkruar nga 500 intelektualë e profesorë të universiteteve maqedonase u dërgua në të gjitha qendrat evropiane të vendosjes kundër këtij propozimi dhe bisedimet u ndërprenë.
Për gjuhën e 20%, J. Pardew shkruan në librin e tij “.”Krijuesit e paqës: lidershipi amerikan dhe fundi i gjenocidit në Ballkan”
Perdju shkruan se si kusht për arritjen e paqës kanë qenë statusi i barabartë i gjuhës shqipe me maqedonishten dhe funksionimi i policisë lokale,
Kthesa në bisedime është bërë më 16 korrik 2001 kur, shkruan Perdju, shqiptarët pranuan draft tekst me të cilin shqipja bëhet gjuhë e dytë zyrtare por jo e nivelit të barabartë.
I thash Xhaferit, shkruan Perdju, më jep garancinë se të gjithë liderët shqiptarë do ta pranojnë propozimin për kompromis këtë do t’i ja ofrojmë kryetarit si shansë më të mirë për marrëveshtje.
Disa orë më vonë, vazhdon Perdju, Xhaferi u paraqit me garanci.
Për shqiptarët statusi i gjuhës së tyre ishte prioiritet, përfundon ai.(J. Pardew, 2018).
Pra, siç sihet edhe nga shkrimet e Perdju, 20% nuk është etiketë , siç deklaron në TV 21 ish zavendëskryeministri për integime dhe ministër i jashtëmi, por është shmangëje e kushtëzuar nga liderët maqedonas e sintagmës “shqiptarët”, që t’i ikin percepcionit të tyre të gabueshëm për krijimin e shtetit binacional.
Nuk qëndron konstatimi se VMRO lehtë mund ta ndryshojë “etiketën”20% me sintagmën “shqiptarët” sepse edhe LSDM kinse “proshqiptare nuk do ta pranonte këtë.
Zaevi në vitin 2017 i mashtroi liderët politik shqiptarë.
Ne i votuam ndryshimet kushtetuese për Prespën ndërsa ai u arsyetua kësisoi: “… këto ndryshime vlejnë vetëm për ndryshimin e emrit. Për 20% njëherë tjetër”.
Për Ligjin për gjuhët Zaevi e gënjeu BDI-në kinse pranoi një ligj për gjuhën 20% për të cilin Sela deklaroi se ai si mjek, specialist për të Drejtën gjuhësore, vetë e paska shkruar këtë akt juridik , pastaj i kushtëzoi me Komisionin e Venedikut të cilit ia dërgoi versionin pa nenin 8 dhe versionin tjetër me nenin 8 të Ligjit .sepse thotë Bujari, dyshonin se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë ligjin.
Pastaj në emër të Qeverisë LSDM-BDI i dërgoi letër Komisionit të mos sjell vendim para zgjedhjeve lokale.
Pas gjithë kësaj rashomoniade akiistët, eurofrontistët, bdistët, lëshojnë lotë krokodili dhe betohen se nuk do ta japin gjuhën e 20% dhe do ta mbrojnë ashtu siç e kanë mbrojtur rilindasit Josif Bageri, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Naim Frashëri, pastaj në kohët moderne profesorët e gjimnazit të Tetovës, atij të Kumanovës, kryeredaktorët dhe gazetarët e TV Shkupit,gazetarët e Flakës së Vëllaznimit (të mos i përmendi me emra që mos t’ia bëjë dikujt me hile) të cilët në kozeritë e tija Ramiz Kelmendi i pëqeshte se në vend Vëllaznimit ate e e bënë Flaka e Vëllazërimit.
Atëherë “patriotët e gjuhës” ikën në Gjermani e Zvicër (dhe morën azil politik e më vonë pensione të majme) që të mbrohen nga “ndjekja” prej regjimit titist të Miladin Popoviqit e Tempos, kushërinjë të “vëllaut leninist “ Enver Hoxhës , dhe ideologut të përshirjes së Shqipërisë në kuadër të Federatës jugosllave-Josip Broz Titos



