Ministria e Punëve të Brendshme se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar katër kallëzime për dhunë në familje dhe janë privuar nga liria tre persona, njofton Portalb.mk.
Sipas MPB-së, mbrëmë vonë në orën 01:30 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria B.D. (55) nga Velesi, me qëndrim në Ohër, duke vepruar sipas kallëzimit të bashkëshortes së tij jashtëmartesore 21-vjeçare, se në banesën ku qëndrojnë në Ohër e ka sulmuar fizikisht, ndërsa gjatë këtij veprimie ka goditur edhe foshnjën e tyre. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Më 02.05.2026 në orën 18:00 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë kanë privuar nga liria një burrë 50-vjeçar nga Sveti Nikolla, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 55-vjeçare se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht. Gjatë verifikimit të kryer, është konstatuar se I.B. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht ka pasur 1,29 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 02.05.2026 në orën 23:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria R.R. (39) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht, e ka kërcënuar dhe ia ka dëmtuar telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 03.05.2026 në ora 00:20 në SPB Shkup, një vajzë 26-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se më 01.05.2026 rreth orës 11:00 në shtëpinë familjare në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me nënën e saj 54-vjeçare, e ka sulmuar fizikisht atë. Më pas, sipas denoncimit, ajo është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj 24-vjeçar dhe nga nëna e tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Ndryshe, për shkak të këtyre rasteve, MPB po përgatit ndryshime në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, kryesisht në seksionin mbi masat urgjente dhe të përkohshme. Sipas njoftimit të ministri Pançe Toshkovski në fund të prillit, kjo përfshin futjen e një autoriteti të ri policor me të cilin një zyrtar i policisë, bazuar në një vlerësim të rrezikut, do të jetë në gjendje të lëshojë menjëherë një masë urgjente për të mbrojtur viktimën, d.m.th. ta largojë abuzuesin nga shtëpia, ta ndalojë atë të afrohet dhe ta ndalojë atë të kontaktojë me viktimën.
Tragjedia e 2 marsit 2026, në të cilën një grua nga Shkupi dhe vajza e saj gjashtëvjeçare vdiqën pasi ranë nga një ballkon në Shkup pas shumë vitesh dhunë në familje, rihapën temën e përgjegjësisë së institucioneve që supozohet të mbrojnë viktimat. Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike mes bashkëshortëve.





