Festa e Ditës së Punëtorëve u kthye në tragjedi të premten ku së paku 11 persona vdiqën dhe 31 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u aksidentua në shtetin perëndimor të Meksikos, Nayarit.
Autobusi, që po udhëtonte nga shteti Jalisco, doli nga autostrada dhe u rrokullis afër qytetit Amatlan de Canas, ka thënë qeveria e shtetit të Nayarit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Sipas zyrtarëve, pasagjerët ishin duke shkuar në qendrën rekreative në Nayarit. Reaguan ekipet e emergjencës nga Nayarit dhe Jalisco, duke mbyllur rrugën për të kryer operacionet e shpëtimit dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Aksidentet me autobus janë të shpeshtë në Amerikën Latine dhe në autostradat e Meksikos.



