Trump thotë se vetëm ai dhe disa të tjerë i dinë bisedimet e vërteta rreth Iranit

President Donald Trump speaks to reporters aboard Air Force One as he travels from Tokyo, Japan, to South Korea, Wednesday, Oct. 29, 2025. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se askush nuk ka informacione rreth statusit të bisedimeve me Iranin, përveç tij dhe disa të tjerëve.

“Askush nuk e di se çfarë janë bisedimet, përveç meje dhe disa njerëzve të tjerë,” ka deklaruar Trump në Zyrën Ovale.

Trump ka thënë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit po funksionon sipas planit, raporton CNN.

“Ekonomia e tyre po shembet. Bllokada është e pabesueshme. Fuqia e bllokadës është e pabesueshme,” ka shtuar ai.

Trump nuk ka dhënë detaje rreth vazhdimit të armëpushimit, apo kthimit të sulmeve ndaj Iranit.

“Nuk e di nëse na duhet. Mund të na duhet”, ka shtuar numri një i SHBA-së.