Meda i ngrit duart lart nga gjestet dhe afrimi i tepruar i fanses

Një video e këngëtarit Meda po qarkullon në rrjete sociale, ku ai shihet duke performuar live në një ambient.

Gjatë performancës, një grua me pije në dorë i afrohet këngëtarit, duke u ngjitur pranë tij dhe duke vallëzuar shumë afër, shkruan “Kosovarja”.

Në pamje, Meda reagon duke ngritur duart lart, në një shenjë habie ndaj gjesteve të fanses. Ai vazhdon performancën, ndërsa situata zhvillohet për disa sekonda para publikut të pranishëm.

Ngjarja është filmuar nga persona që ndodheshin në vendngjarje.

 

@kosovo_music♬ Originalton – kosovo_music