Në emisionin “Pika e Takimit”, Amir Elezi, përfaqësuesi i lartë i VLEN-it, flet për përgatitjet e fundit pak para kongresit të bashkimit në një parti, të koalicionit VLEN.
“Jemi në fazën e përgatitjeve teknike sa i përket kongresit që pritet të mbahet më 9 maj dhe njëjohësisht jemi në fazën finale të përgatitjes së Statuti të partisë dhe ingerencave të të gjitha organeve të partisë së re dhe jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që një kërkesë e votuesve tanë po bëhet realitet…sepse realisht edhe pse nuk mungonte vullneti për bashkim të të gjitha atyre partive politike që e përbëjnë VLEN-in, shtysa kryesore kanë qenë votuesit përkrahësit ranë të cilët kanë qenë të bindur dhe kanë ndjekur me përpikmëri pjesën e evoluimit të VLEN-it si koalicion edhe fazën e fundit kur duhet të bëhemi bashkë në një parti politike”, ka thënë ndër të tjera Amir Elezi, përfaqësuesi i lartë i VLEN-it./GazetaLAJM&LajmTV



