Ian Somerhalder, ylli i “The Vampire Diaries”-it, ka zbuluar se e gjeti veten në borxhe tetëshifrore pasi u tërhoq nga aktrimi dhe se, për t’u rikuperuar financiarisht, ai dhe gruaja e tij Nikki Reed u detyruan të shisnin pothuajse gjithçka – shtëpi, vepra arti, makina dhe orë të ndryshme.
Somerhalder u tërhoq nga ekrani i vogël në vitin 2019 për t’u përqendruar në sipërmarrje, por një veprim i keq biznesi e çoi në probleme serioze financiare, transmeton Indeksonline.
Aktori, tani 47-vjeç, tha se një sipërmarrje biznesi e keqmenaxhuar dhe një mashtrim i lanë të paktën 10 milionë dollarë borxhe.
“Është e vështirë të dalësh nga ky lloj borxhi”, tha Somerhalder për E! News në Forumin e Beverage në Manhattan Beach, Kaliforni. Ai u detyrua të merrte masa drastike për të dalë nga kriza e tij financiare.
“Ne shitëm shtëpi, ari, makina, orë të ndryshme – fjalë për fjalë gjithçka”, pranoi ai. “Dhe unë duhej të jetoja në paqe me të ardhurat që më sillte një nga serialet më të mëdha në botë”, shtoi ai, duke aluduar në suksesin që arriti me “Ditarët e Vampirit”.



