Kryeparlamentarja e lut opozitën të shkojnë në seancë për zgjedhjen e presidentit

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka lutur opozitën të shkojë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Në seancën e nisur pak më parë, ku po merr pjesë vetëm VV-ja, Haxhiu ka kërkuar sërish nga partitë opozitare që të marrin pjesë për të votuar për të parin e shtetit, raporton Klankosova.tv

“Më lejoni që t’iu bëj thirrje të vijnë në seancë”.