Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë

Pas kontrolleve të vazhdueshme dhe pa ndërprerje të policisë, është arritur të gjendet njëra nga makinat e përdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Kjo ngjarje ka ndodhur mesditën e së dielës në Balldre të Lezhës, teksa shkaku mësohet të jetë hakmarrja, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Mjeti pa targa tip Golf 5 i përdorur nga qitësit është gjetur i fshehur ne zonën e Torovices. Policia po vijon kontrollet.