“20% në Kushtetutë është etiketë” – Osmani në Click Plus: Gjuha shqipe është e barabartë dhe zyrtare në Maqedoni

“Gjuha shqipe, me Kushtetutë, me Marrëveshje të Ohrit, dhe me ligjin e gjuhëve, është gjuhë e barabartë dhe zyrtare në Maqedoninë e Veriut”, kështu deklaroi nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani në emisionin Click Plus në TV21.

Mes tjerash Osmani tha se Maqedonia e Veriut është shtet bilingual.

Bujar Osmani: “Maqedonia e Veriut është shtet dygjuhësh dhe këtë ne duhat ta ruajm si diçka më të rëndësishme”.

TV21: A do të kërkoni heqjen e 20% nga Kushtetuta?

Bujar Osmani: Çështja e termit 20% është çështje etikete, nuk ka të bëjë me përmbajtje. VMRO-DPMNE është e gatshme ta heqë etiketën ta vendos gjuhën shqipe përderisa si përmbajtje është gjuhë sekondare. Për ne është me rëndësi jo etiketa, është me rëndësi a është e barabartë a jo. Në 2001 kompromisi ashtu ka qenë që të kalon më kollaj te komuniteti maqedonas për shkak se ka qenë luftë, te etiketa është vendosur 20%, mirëpo te përmbajtja është bërë gjuhë e barabartë. Me ligjin e gjuhës edhe etiketa është hequr. Nëse e lexoni nenin e parë të ligjit të gjuhës thotë – gjuhën që e flasin më shumë se 20% e qytetarëve në kllapa gjuha shqipe – u kry muhabeti aty.