Tara feston ditëlindjen, urimi i Teuta Krasniqit lë pa fjalë të gjithë

Teuta Krasniqi zgjodhi fjaët më të mira për vajzën e saj  Tarën, fjalë që kanë prekur zemrat e ndjekësve, shkruan Kosovarja.

Në urimin e  saj, ajo jep këshilla të vlefshme për jetën:Kur gabon dicka, kërko falje, por më e rëndësishmja falja vetes. Mos paragjyko, të gjithë njerëzit e kanë rrugëtimin e tyre. Trendet shkojnë e vijnë, mos bëj diçka që nuk të pëlqen vetëm pse po e bëjnë të gjithë. Dëgjoje zemrën tënde, zemra është udhëzuesi më i mirë. Thuaj ‘Jo’ kur duhet, mos harro që ‘Jo’ është përgjegje e plotë dhe nuk ke nevojë të arsyetosh veten. Mos harro që bukuria e jashtme, vjen nga brenda. Poashtu, nuk ka rëndësi a je 16 apo 36, apo 66 vjeç, mamin gjithmonë e ke këtu, familjen që të don më së shumti në botë, gjithmonë e ke këtu.
Urime ditëlindja shpirti i shpirtit tim, Tara jem, jeta jem. Vazhdo e shkëlqe e lejoje dritën tënde të shkelqejë dhe atë shkëlqim ndaje me botën, me këtë botë që ti e bëre më të bukur.
Uroj nga zemra që Zoti të t’bekoj me shëndet të plotë, gëzime e mbarësi, dashuri të pakusht pranë familjes dhe njerëzve tu të dashur dhe suksese të pafundme. Të don mami pa kufi ❤️
Çika jem, të uroj:
Të guxosh të jesh vetja, pa pasur nevojë të kërkosh falje, ta thuash të vërtetën tënde gjithmone, madje edhe kur ke frikë. Gjithmonë ti besosh intuitës tënde, ajo nuk të gënjen kurrë.Ta dish që fjalët janë të fuqishme, prandaj zgjedhi me kujdes. Të ndihmosh të tjerët në çdo rast që të ofrohet, por mos hezito të kërkosh ndihmë kur të duhet.Të jesh e dashur dhe e këndshme, por asnjëhere mos lejo askend të ti shkel kufinjtë,rrespektoj kufinjtë tu gjithmonë dhe nëse dikush nuk ti rrespekton,thjeshtë ata njerëz largoj nga jeta.Në këtë jetë gjithmonë do të ketë njerëz që nuk do të pajtohen me ty apo nuk do të t’pëlqejnë and that’s Ok.Ti vazhdo të jesh vetja jote autentike,sepse vetëm ashtu i tërheq në jetë njerëzit tu…Ngrite frekuencën tënde…Vazhdo të mësosh dhe vazhdo të bësh pyetje çdo ditë, vetëm ashtu rritesh e pjekesh.Mos harro që familja është më e rëndësishmja, por në jetë mund të krijosh shoqëri që të shëndërrohen në familje.Motra është personi më i afërt dhe më i besueshëm që do të kesh ndonjëhere e edhe kur nuk do të pajtoheni për diçka, dashuria mes motrave është e pakusht dhe e shenjtë. Mos harro që përvec përgjegjësive, detyrave e obligimeve, duhet të shijosh jetën e të argëtohesh pa fund.Puno fort për ti realizuar ëndërrat tua,nëse beson në diçka,lufto për te.Por edhe dicka, mos harro ta ruash sensin e humorit, mos harro me qesh me lockën e zemrës sepse besoj që e qeshura është mjeti më e bukur që kemi për t’ja kujtuar vetes dashurinë për jetën, por edhe kur ndjenjat bëhen shumë intense, qaj… Qaj e shfryju se pastaj ke mu ndje shumë ma mirë e shumë më lehtë. Kur gjithcka bëhet e zhurmshme,ndalu,pauzo,dil e merr ajër të pastër, merrju erë luleve, degjoj cicërrimat e zogjëve, ndjeje trupin tënd, ndjeje ajrin me merr dhe nxjerrë, kujto që je pjesë shumë e rëndësishme e universit,kthehu te vetja e pastaj vazhdo, vazhdoje tutje, vazhdoje hapin e mos u ndalë asnjëherë,vazhdo krijoje e ri-krijoje veten tënde dhe më e rëndësishmja Duaje veten gjithmonë më së shumti. Rrespektoje veten gjithmonë. Dije vlerën tënde, çmoje veten tënde. Duaj me zemër dhe shprehe dashurinë,vallëzo, këndo,lutu,manifesto,mëso,inspiro dhe bëje zërin tënd të dëgjohet.