Rubio fiton terren brenda rrethit të Trumpit për garën presidenciale 2028

Disa aleatë të presidentit amerikan, Donald Trumpit gjithnjë e më shumë po e shohin Sekretarin amerikan e Shtetit, Marco Rubion si një kandidat serioz për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 në Shtetet e Bashkuara.

Rubio, i cili dikur konsiderohej pjesë e establishmentit republikan pas dështimit të tij në garën presidenciale të vitit 2016, ka arritur të rikthejë ndikimin e tij politik në vitet e fundit.

Sipas raportimeve, ai ka fituar terren brenda rrethit të Trumpit për shkak të besnikërisë ndaj presidentit, rolit aktiv në politikën e jashtme dhe përafrimit më të fortë me prioritetet e lëvizjes MAGA.

Ndërkohë, JD Vance mbetet aktualisht kandidati më i përmendur si favorit brenda kampit republikan për zgjedhjet e ardhshme, por sondazhet tregojnë se mbështetja për Rubion është në rritje, shkruan politico.

Për këtë arsye, ai po shihet gjithnjë e më shumë brenda Shtëpisë së Bardhë si një alternativë e mundshme dhe e besueshme për garën presidenciale.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar të mbahen më 7 nëntor 2028, një garë që pritet të përcaktojë drejtimin politik të vendit për katër vitet e ardhshme dhe të formësojë edhe dinamikat brenda vetë Partisë Republikane.