Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti edhe e kishte fotografuar viktimën.
“SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër J.M. (58) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përdhunim i një fëmije nën moshën 15 vjeç”, e dënueshme sipas nenit 188, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Respektivisht, i njëjti më 15.04.2026, në Shkup, e ka përdhunuar vajzën 13 vjeçe dhe e ka fotografuar”, thonë nga MPB.
Policia shton se të njëjtit i është sekuestruar telefoni mobil dhe një veturë Mercedes.
“Personi është privuar nga liria dhe nga ai janë sekuestruar një telefon mobil dhe një automjet pasagjerësh “Mercedes”.
Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit”, thonë nga Policia.



