Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, njofton MPB.
Sipas të dhënave zyrtare, tetë prej tyre janë kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Katër raste janë regjistruar në Shkup, dy në Gostivar, ndërsa nga një në Tetovë dhe Manastir.
Dy shoferë të tjerë janë ndaluar për drejtim nën ndikimin e alkoolit – një në Tetovë dhe një në Strumicë.
Po ashtu, dy shoferë janë kapur duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar, në Tetovë dhe Kumanovë. Në Resnjë është ndaluar një shofer që drejtonte me ndalim aktiv, ndërsa në Veles një tjetër është konstatuar duke lëvizur në kah të kundërt të drejtimit të lejuar.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë të dyshuarve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.



