Ngjarje e rëndë në Itali: 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Cossombrato të Astit pranë Torinos, ku një 59-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, përpara se t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kulla e kështjellës së qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është A.K, i cili jetonte në Itali prej rreth 20 vitesh, ashtu si edhe viktima D.K. Dyshohet se burri kishte tentuar disa herë të rikthehej me ish-partneren, por ajo kishte refuzuar për shkak të një marrëdhënieje të re, shkruan TopChannel, raporton Periskopi.