Pozicioni i Arne Slot si trajner i Liverpool vazhdon të jetë objekt spekulimesh pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ndërsa dy lojtarë të “Të Kuqve” janë paralajmëruar se mund të largohen nëse Xabi Alonso merr drejtimin e skuadrës.
Pavarësisht se fitoi Ligën Premier në sezonin e tij të parë në krye, Liverpool tashmë është i sigurt se do ta mbyllë këtë edicion pa trofe, pas humbjes së thellë 4-0 në total ndaj Paris Saint-Germain në çerekfinale.
Ish-lojtari Jermaine Pennant beson se Slot mund të ketë sukses, por në rast ndryshimi, ai do të preferonte emërimin e Alonsos.
“Personalisht, mendoj se Slot mund të ketë sukses, por nëse do të bëhej një ndryshim, do të prioritizoja afrimin e Xabi Alonsos”. tha Pennant për SPORTbible.
“Ai e njeh klubin, ka luajtur për të dhe tifozët do ta pranonin menjëherë. Ka shumë lojtarë që i njeh dhe di si të nxjerrë më të mirën prej tyre. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Bayer Leverkusen, ku fitoi kampionatin, prandaj do të ishte zgjedhja ideale nëse bordi vendos në atë drejtim”.
Sipas Pennant, nëse Alonso do të merrte drejtimin, ndryshimet e para do të vinin në mesfushë.
Ai sugjeron se Cody Gakpo mund të largohej, ndërsa edhe Alexis Mac Allister mund të shitej nëse vjen një ofertë e mirë.
“Ai do të kërkonte më shumë energji në mesfushë, më shumë dinamizëm. Gakpo nuk është shumë i preferuar nga tifozët dhe nuk ka qenë në formë të mire”.
“Nga lojtarët aktualë, këta dy mund të jenë të parët në listë për largim”, përfundoi ai.




