Një aksident i rëndë trafiku, në të cilin janë përfshirë disa automjete, ndodhi vonë mbrëmë në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.
Disa makina u përplasën mes vete. Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të vërehet se është shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Dëshmitarët thonë se forca e përplasjes ka qenë aq e madhe, sa është dëgjuar si shpërthim.
Deri në mëngjes nuk ka informacione për persona të lënduar apo viktima.



