Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër ushtruesit të detyrës së drejtoreshës së Parkut Kombëtar “Galiçica” për dyshimin se ka kryer vepër penale të punës së pakujdesshme në shërbim, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve të policisë, e denoncuara F.G. (58) nga Resnja gjatë vitit 2026, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtoreshës së Parkut Kombëtar “Galiçica”, duke mos e mbikëqyrur siç duhet, ka lejuar kryerjen e aktiviteteve dhe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me një kompani private nga Ohri për tamponimin e një parcele kadastrale për të cilën nuk kishte dokumentacion të përshtatshëm urbanistik ose rojekt të miratuar infrastrukturor dhe i cili ndodhej brenda një zone mbrojtëse prej 50 metrash.
“Përveç kësaj, Komuna e Ohrit ka futur moratorium të përkohshëm për aktivitetet ndërtimore për këtë zonë, në përputhje me planin për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të Rajonit të Ohrit”, thuhet në raportin e policisë.
Institucionet kompetente po vazhdojnë procedurën për të përcaktuar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.



