Lajme Gashi riafirmon përkushtimin për tolerancë dhe dialog ndërkombëtar në takimin me Al...

Gashi riafirmon përkushtimin për tolerancë dhe dialog ndërkombëtar në takimin me Al Jarwan në Stamboll

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në kuadër të Asamblesë së 152-të të Unionit Ndërparlamentar në Stamboll, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, Ahmed bin Mohammed Al Jarwan.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë riafirmuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e diplomacisë parlamentare, me fokus në tolerancën, dialogun dhe paqen.

“Në margjina të Asamblesë së 152-të të Unionit Ndërparlamentar në Stamboll, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Kryetarin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe,” ka deklaruar Gashi.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe kontributin për një klimë më të qëndrueshme ndërkombëtare, duke shtuar se “afirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit… drejt avancimit të diplomacisë parlamentare në funksion të tolerancës, dialogut dhe paqes.”