Një burrë dhe dy fëmijë vdesin nga zjarri në një banesë në Malishevë

Një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën të enjten si pasojë e një zjarri në banesën e tyre në qytezën e Malishevës në pjesën qendrore të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se zjarri u raportua rreth orës 12:55 të enjten në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente shkuan në vendin e ngjarjes dhe i gjetën në banesë burrin dhe dy fëmijët, të cilët u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku u shpallën të vdekur, tha ai.

Fëmijët janë djalë dhe vajzë, shtoi ai.

Elezaj theksoi se nuk ka pasoja të tjera nga ky zjarr.

Ai nuk tregoi se cili ka qenë shkaktari i zjarrit, por shtoi se prokurori i shtetit është duke “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”./rel