Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në një paraqitje tek emisionin “Dialog te Lajmi” të cilin e drejton Sefer Tahiri, tek “Lajm TV’ dhe gazeta Lajm, tha se “në qeveri po formohet Grup punues për të gjetur zgjidhje, për një zgjidhje që tanimë veç ekziston…”
Gazetari: A ndjeni përgjegjësi, si parti, që ne si shqiptarë po shprehem me fjalë popullore, se e kemi pru punën që për një të drejtë themelor,e të protestojmë dhe të kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë ta realizoj. Ju e dini ju se Ligji i provimit të Jurisprodencës, është miratuar pas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në shtator të vitit 2019, pa përkufizimin se shqipja mund të përdoret në provimin e Jurisprodencës. Pra, keni patur periudhë kohe deri në vitin 2024 kur ky provim është dhënë në gjuhën maqedonase; ka patur mundësi të ndryshohet dhe të jepet edhe në gjuhën shqipe, keni patur shumë ministra të Drejtësisë (më duket 6 sish) derisa keni qenë pjesë e qeverisë?
Arbër Ademi: Po pikërisht këtu qëndron kurthi, ku kjo qeveri pa legjitimitet dhe VMRO-DPMNE-ja, duan të na fusin. Pavarësisht se ky ligj është sjellë pas miratimit të ligjit për gjuhët, ky ligj është “lek specialis” dhe maksima latine thotë “lek specialis derogate lege generali” që do të thotë: ligji special, që është ligji për gjuhën, shfuqizon ligjin e përgjithshëm që në këtë rast është Ligji për provimin e jurisprodencës dhe kjo shprehimisht është rregulluar në nenin 23, paragrafi 4 dhe 5…
Gazetari: …regjia nëse mundet Nenin 23 na jipni në ekran…, ja pra këtu është Neni 1, Nenin 6….
Arbër Ademi: … e pra, çfarë thotë paragrafi 4 i nenit 23? Thotë: Në afat prej një viti, dispozitat e ligjeve ligjeve tjera të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji. Pra, ligjvënësi dhe Ligji për gjuhën shqipe, në këtë rast, ua lë në dispozicion institucioneve tjera që dispozitat gjuhësore t’i harmonizojnë me këtë ligj. Mirëpo, çka nëse nuk ka iniciativë prej institucioneve? Atëherë parashihet Paragrafi 5… pra, që tu mos u rrimë institucioneve si polic mbi kokë! Propozon! Po çka nëse dikush refuzon? Çka nëse një ligj nuk kalon? …vetëm edhe njëherë nëse mund të ktehemi edhe Neni 23… Prandaj, në situatë të tillë Paragrafi 5, parasheh zgjidhje… Thotë: në rast të mos harmonizimit të dispozitave të këtij ligji me dispozitat gjuhësore të Ligjit tjetër, që është më të Ligjit për jurisprodencë, organet kanë të drejtë t’i zbatojnë dispozitat e këtij ligji…
Gazetari: Z.Ademi pyetja ime është pse ju deri në vitin 2024, kur ju keni qenë në qeveri, nuk është zbatuar Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili në bazë të dispozitave të këtilla, duhej të vlej edhe për Ligjin e jurisprodencës?
Arbër Ademi: Cila do të ishte pyetja thelbësore? Do të ishte kjo ju që po e thoni, për të cilën keni plotësisht të drejtë legjitime, apo pyetja thelbësore, do të ishte: A kanë të drejtë studentët që të hynë në provim në gjuhën shqipe?
Gazetari: …kjo është e padiskutueshme!
Arbër Ademi: jo, jo… është shumë e diskutueshme për qeverinë. Paramendoni, në qeveri po formohet Grup punues për të gjetur zgjidhje!!! Cfarë zgjidhje? Zgjidhja ekziston….



