Mësuesi nga Zvicra Vaxhid Sejdiu nderohet me “Shqiponja e Artë” në Samitin e Diasporës në Tiranë

Mësuesi i shkollës shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, është vlerësuar me çmimin “Shqiponja e Artë” në kuadër të Samiti i IV i Diasporës, i cili u zhvillua në Tiranë.
Ky çmim jepet për kontribut të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë. Sejdiu është i njohur për punën e tij me nxënësit shqiptarë në Zvicër, ku ka kontribuar në mësimin dhe përhapjen e kulturës shqiptare.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve mblodhi figura të ndryshme të diasporës shqiptare nga shumë vende të botës, duke vlerësuar individët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar.
albinfo.ch