Gjithçka e shkrumbuar, pamje brenda pallatit që u dogj në Tiranë (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamje nga brenda pallatit që u dogj sot në zonën e Farmacisë në Tiranë.

Siç shihet gjithçka është djegur brenda apartamenteve të pallatit duke i bërë ato praktikisht të pabanueshme.

Flakët nisën në katin e parë të pallatit, në një ambient marketi ku fillimisht ka marrë pjesa e fasadës për t’u përhapur shpejt në gjithë lartësinë e më tej në brendësi të godinës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

8 persona u asfiksuan për shkak të tymi dhe u transportuan me urgjencë në QSUT mes të cilëve disa zjarrfikës, ndërsa dëmet materiale nga zjarri janë shumë të mëdha.