Magyar pas fitores në Hungari: Do të ndjek penalisht të gjithë ata që plaçkitën vendin

Peter Magyar, njeriu që do të marrë drejtimin e Hungarisë pas një fitoreje të thellë ndaj paraardhësit të tij Viktor Orban, ka premtuar se do të përballë me pasojat ata që, sipas tij, “grabitën, plaçkitën, tradhtuan, krijuan borxhe dhe shkatërruan” vendin.

Sipas The Guardian, Magyar, dikur një besnik i Orbán, tani ka arritur një shumicë të qartë parlamentare prej dy të tretash, një shumicë që mund t’i mundësojë atij të zbatojë me efikasitet agjendën e tij për një reformë të plotë të shtetit.

Ndërsa Viktor Orban ka udhëhequr katër mandate të njëpasnjëshme që kanë çuar në dobësimin e sundimit të ligjit, Magyar ka theksuar se një nga objektivat e tij kryesore do të jetë forcimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe rikthimi i lirisë së mediave, pas periudhës së kontrolleve të ngushta të orkestruara nga Orban.

I pari i Hungarisë poashtu ka bërë të ditur se qeveria e tij do të zbatojë masa të forta kundër korrupsionit dhe do të sigurojë që mediat të mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.