Më datë 11.04.2026 në ora 15:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamnjanit, në territorin e fshatit Kamnjan, në vendin e quajtur “Bunarjishte”, kanë privuar nga liria personin S.R. (38) nga po i njëjti fshat, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “torturim i kafshëve” sipas nenit 233 të Kodit Penal, gjegjësisht për përfshirje në ndeshje me qen. Kjo lidhet me ngjarjen e publikuar në buletinin e djeshëm, ku më datë 10.04.2026 në rrugën lokale drejt fshatit Kamnjan, në një automjet “Golf” u gjet një qen i lënduar dhe u privuan nga liria tre persona. S.R. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Maqedoni Zbardhet rasti i organizimit të përleshjeve me qenë në Kamnjan, arrestohet edhe...





