Gjatë ditës së djeshme, në autostradën A1 policia arrestoi dy shtetas të Kosovës, pasi sipas Policisë, në automjetin e tyre u gjetën dy emigrantë nga Pakistani, përcjell TV21. Personat janë mbajtur në stacionin policor, ndërsa emigrantët dhe automjeti janë dërguar në Qendrën e Pranimit “Vinjug” në Gevgelinë.
“Më 08.04.2026 rreth orës 23:30, në autostradën A1, pranë vendit të quajtur “Kluçka Smokvica”, punonjës policie nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare Jug – Stacioni Policor për Kontroll dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë dhe Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë, arrestuan S.B. (61) dhe H.S. (53), të dy shtetas të Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit “Skoda Rapid” me targa të Kosovës, i drejtuar nga S.B., dhe ku pasagjer ishte H.S., u gjetën dy emigrantë nga Pakistani. Personat janë mbajtur në stacionin policor, ndërsa emigrantët dhe automjeti janë vendosur në Qendrën e Pranimit – Transit Vinjug në Gevgelinë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim i përshtatshëm penal”, thonë nga MPB.



