Deputetët e BDI-së takim me të rinjt: Rinia në veprim, zëri që ndërton të ardhmen!

Sot, në ambientet e Kuvendit të Republikës Maqedonisë së Veriut, u realizua një takim ndërmjet të rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deputetëve të Grupit Parlamentar të BDI-së, i udhëhequr nga koordinatorja znj. Rina Ajdari.

Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet rinisë dhe përfaqësuesve institucionalë, me fokus në adresimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.

Rinia jonë dëshmoi edhe një herë se është e organizuar, e vetëdijshme dhe e gatshme të kontribuojë në proceset vendimmarrëse.

Së bashku për një të ardhme më të drejtë, më europiane dhe më përfaqësuese!