Një 18-vjeçar është privuar nga liria në Tetovë pasi u kap duke drejtuar motoçikletë pa leje drejtimi.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 07.04.2026 në ora 12:20, në rrugën “Goce Delçev”, policia ka ndaluar motoçikletën me targa të Tetovës të drejtuar nga L.K. (18).
“Tetovasot” mëson se ndaj tij është konstatuar shkelje sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “ngasje të pakujdesshme të automjetit”, ndërsa motoçikleta është konfiskuar dhe pritet kallëzim përkatës.





