Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se janë privuar nga liria tre persona të cilët dje në varrezat e Butelit sulmuan dhe lënduan dy punonjës të SHA “Butel”, me çka do të vijojë padi përkatëse.
”Më datë 07.04.2026, në ora 13:40 dhe 19:10, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria A.M. (48) dhe djemtë e tij J.M. (26) dhe B.M. (27), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 12:40 në afërsi të varrezave të Butelit kanë sulmuar E.D. (51) dhe M.D. (54), punonjës në SHA ‘Butel’, duke përdorur armë – pistoletë me gaz dhe armë të ftohta (boks metali dhe thikë). Gjatë sulmit, E.D. dhe M.D. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në ISHP ‘Shën Naumi i Ohrit’. Sipas raportimit, punonjësit i kanë vërejtur personat në afërsi të një varri dhe pasi i kanë njohur që më parë si kryerës të veprave penale ‘vjedhje e rëndë’, i kanë paralajmëruar se do të thërrasin policinë, pas së cilës janë sulmuar”, informojnë nga MPB.
Të tre personat janë shoqëruar dhe mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohet padi përkatëse.
Maqedoni 3 veta arrestohen për sulmin fizik ndaj punonjësve të varrezave në Butel,...





