Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me miratimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë nga Qeveria, transmeton TV21. Osmani këtë ligj e quan ligj karikaturë, që siç thotë Osmani balancuesi zëvendësohet me një komision që do të japë raport një herë në vit për përfaqësimin e drejtë.
Statusi i plotë i Bujar Osmanit
Vazhdojnë provokimet.
Ende pa u tha plaga e gjuhës, të cilën çdo ditë me gisht e me fjalë e gryejnë, ata që kanë urrejtje ndaj gjithçkaje shqipe, sot kan hapur një plagë të re.
Qeveria paska miratuar një ligj karikaturë të Karakamishevës për “përfaqësim të drejtë”, ku balancuesi, që ishte formulë obligative ligjore për garantimin e përfaqësimit të drejtë, zëvendësohet me një komision i cili një herë në vit do të japë raport për përfaqësimin e drejtë.
Provokim pas provokimi.
Deri kur?





