MPB Maqedoni njofton se brenda 24 orëve janë ndaluar katër persona, të cilët janë denoncuar për dhunë në familje, ndërsa ka pasur gjithsej shtatë denoncime.
“Më 06.04.2026 në orën 16:30 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.A. (53) nga Shkupi, pasi rreth orës 14:30 me sëpatë kishte thyer xhamat e shtëpisë, ndërsa më pas me thikë i ishte kërcënuar djalit të tij 21-vjeçar. Pasi kanë arritur nëpunësit policorë, ai ka ngritur dorën për të qëlluar me thikë në drejtim të tyre dhe u ka bërë kërcënime”.
“Më 07.04.2026 rreth orës 00:30 në SPB Shkup, një grua 32-vjeçare denoncoi se në shtëpi, në rrethinë të Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.S. (35)”.
“Më 06.04.2026 në orën 15:00 në SPB Shkup, një grua 23-vjeçare denoncoi se më 05.04.2026 në shtëpi, në zonën e Draçevës, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor D.A. (24) nga Shkupi. Ajo gjithashtu denoncoi se edhe më herët ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ai, nëna e tij dhe motra e tij, por deri tani nuk kishte denoncuar në polici”.
“Më 06.04.2026 në orën 08:00 në SPB Kumanovë, një grua 33-vjeçare nga Kumanova denoncoi se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.B. Më 06.04.2026 në orën 23:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria N.M. (53) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 77-vjeçare”.
“Më 06.04.2026 në orën 22:30 në rrugën “Smilevski Kongres” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir privuan nga liria një burrë 40-vjeçar nga Manastiri, pasi i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij me të cilën është në procedurë shkurorëzimi”.
“Më 06.04.2026 në orën 13:25 në Rosoman, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria një grua 46-vjeçare nga Rosomani, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi i kishte bërë kërcënime vjehrrës së saj 81-vjeçare. Ajo u ndalua në stacion policor dhe u njoftua prokurori publik”, thonë nga MPB.
Në fund gjithashtu thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.





