KRRE: Rritet çmimi i naftës, çmimi i benzinës ulet për gjysmë denari

Çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës nga mesnata rritet për 2,5 deri në 3 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 ulet për 0,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (RKE). Me këtë vendim, çmimet e karburanteve rriten mesatarisht për 1,41%.

Sipas vendimit:

  • Eurodizel (D-E V) rritet për 2,5 denarë dhe arrin në 98 den/l
  • Vaji ekstra i lehtë rritet për 3 denarë dhe bëhet 95,5 den/l
  • Eurosuper BS-95 ulet për 0,5 denarë në 83,5 den/l
  • Eurosuper BS-98 mbetet i pandryshuar në 85,5 den/l
  • Mazuti rritet për 0,901 den/kg dhe arrin në 51,311 den/kg

Nga KRRE bëjnë të ditur se rritja vjen si pasojë e çmimeve më të larta në tregjet botërore dhe kursit të dollarit. Në përllogaritje janë marrë parasysh masat e Qeverisë: TVSH e reduktuar 10% (përveç mazutit) dhe akciza të ulura – 4 den/l për dizelin dhe 2 den/l për benzinën.

KRRE u bën thirrje kompanive të naftës që të aplikojnë edhe zbritjen shtesë: 3 den/l për dizel dhe 2 den/l për benzinë, në mënyrë që qytetarët ta ndjejnë drejtpërdrejt uljen. Sipas tyre, pa këto masa, çmimet do të ishin shumë më të larta: deri në 92 den/l për BS-95, 94 den/l për BS-98, 110 den/l për dizel dhe 107 den/l për vaj ekstra të lehtë.