U publikua lista e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut në futsall, Hyseni i ftoi 15 lojtarë

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut në futsall, Gazmend Hysejini ka publikuar listën e 15 lojtarëve që janë ftuar për fazën e parë të kualifikimeve për Kupën e botës, transmeton Portalb.mk.

Prej 9 deri 12 prill, Maqedonia e Veriut në futsall do të ndeshet me bullgarinë, Turqinë dhe Lituaninë. Fituesit e dy vendeve të para në grup do të vazhdojë në raundin kryesor të kualifikimeve për Kampionatin e Botës.

Kjo është lista e lojtarëve të ftuar: Petrovski Antonio, Stojanovski Ivan, Blagojevski Mario, Jasir Zekiri, Berat Ramadani, Jakup Ramadan, Erkan Seferi, Janev Bojan, Taulant Ismaili, Janev Dimitar, Krstevski Ivan, Sadat Ziberi, Toni Kirevski, Igor Leovski dhe David Ristovski.