Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përgëzoi policinë të shtunën vonë për arrestimin e një të dyshuari si bosi i krimit dhe njërit prej të arratisurve më të kërkuar të Italisë.Autoritetet njoftuan arrestimin e Roberto Mazzarellas, 48 vjeç, pas një bastisjeje të premten në një vilë në Bregun e Amalfit në Italinë jugore, pasi dyshohet se përdori dokumente të falsifikuara për të marrë me qira pronën luksoze bregdetare.
Meloni, që është në një turne në shtetet e Gjirit, e përshkroi arrestimin e Mazzarellas si një “goditje të rëndësishme kundër Kamorrës”, duke iu referuar organizatës famëkeqe kriminale që e ka origjinën në Napoli.“Kjo dërgon një mesazh të qartë se shteti nuk do të tërhiqet”, tha Meloni në një postim online.
Mazzarella kërkohej në lidhje me të shtënat fatale në vitin 2000 që ndodhën në një dyqan ushqimesh në qendër të Napolit.



