Trump kërkon 1.5 trilion dollarë për të rritur mbrojtjen

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka kërkuar Kongresit një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen, duke propozuar një buxhet prej 1.5 trilion dollarësh.

Kjo kërkesë vjen në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve me Iranin, ndërsa administrata e tij ka ndjekur prej kohësh një qasje të fortë ndaj çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Trump dhe kabineti i tij kanë ushtruar gjithashtu presion ndaj aleatëve ndërkombëtarë për të rritur shpenzimet ushtarake, duke argumentuar se një angazhim më i madh financiar është i nevojshëm për të përballuar sfidat globale të sigurisë.

Presidenti amerikan ka theksuar vazhdimisht se synon të forcojë më tej kapacitetet ushtarake të SHBA-së, duke e konsideruar këtë si një element kyç për ruajtjen e ndikimit dhe sigurisë në arenën ndërkombëtare.