Pse Trumpi nuk e përmendi NATO-n në fjalimin e tij 19-minutësh

Në fjalimin e tij të mërkurën në mbrëmje për kombin, presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka përmendur asnjëherë NATO-n, pavarësisht se disa orë para fjalimit, në një intervistë të publikuar nga “The Telegraph”, ai kishte deklaruar se po e konsideronte seriozisht largimin nga aleanca veriatlantike.

Presidenti i kishte thënë gazetës se aleanca është një “tigër letre” dhe kur ishte pyetur nëse do ta rishqyrtonte anëtarësimin e SHBA-së në aleancë pas konfliktit në Lindjen e Mesme, ai kishte deklaruar “Oh po, do të thoja se (është) përtej çdo rishqyrtimi”.
Mirëpo, njohësit e çështjeve thonë se presidenti do të përballej me pengesa të konsiderueshme legjislative nëse do të vazhdonte me këtë tërheqje.

Nuk është hera e parë që presidenti amerikan përmend mundësinë e tërheqjes nga NATO-ja. Këtë e kishte bërë edhe në fillim të mandatit, kur dha vërejtjet e tij për shpenzimet e ulëta të mbrojtjes nga vendet anëtare, e të cilat me pas quan në një vendim të përbashkët të vendeve të NATO-s për rritjen e tyre.