S’do të lejojmë që kompania e kontraverzit D.Davidoviqit të ndërtojë në RMV

Edhe sikur t’i plotësojë të gjitha kushtet, ne do ta pengojmë, tha deputeti i VMRO-së z.Petrushevski.
“E falenderojmë LSDM-në, të cilët shumë mirë i njohin të gjitha kompanitë e Daka Davidoviqit, me të cilat shefi i tyre Zaev me siguri bashkëpunon dhe fiton mirë, për indikacionet se kompania “Hronos Sum” qenka në pronësi të biznesmenit pro-rus Daka”, tha ndër të tjera deputeti i VMRO-së Brane Petrushevski.

“Miodrag Davidoviq-Daka partneri pro-rus i Zoran Zaevit, është njeri me të kaluar kontraverze i cili është edhe pjesë e Listës së Zezë amerikane, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe keqpërdorimin e ndikimit në Ballkan, sidomos në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë sot në konferencë për media deputeti i VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski.
“Daka është i njohur për opinionin e këtushëm se gjatë kohës së qeverisjes së Zoran Zaevit, kur gjatë vitit 2020 dolën disa incizime audio, se Zaevi kishte dhënë para për ta takuar Dakën dhe për të filluar ndonjë biznes. Në audio-incizimet që dolën në rrjetet sociale, Daka thotë se ai 300 mijë euro dhe 2.ooo metra katrorë tokë, ia kishtë dhënë Zaevit, me qëllim të përfitonte shërbim të caktuar. Më pastaj Daka thoshte se Zaevi ato para i kishte shfrytëzuar për inxhinjering lidhur me referendumin për emrin.
“Qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE nuk do të bëjë kurrë atë që e bënte LSDM-ja e Zaevit, por përkundrazi, menjëherë do t’i ndërmarre të gjitha mundësitë ligjore që kjo kompania e Dakës të mos investojë dhe ndërtoj në objektet energjetike, edhe sikur kjo firmë ta plotësojë kriterin ligjor dhe kushtet”, ka thënë deputeti I VMRO-DPMNE-së z.Petrushevski.