Kreu i Shëndetësisë z.Azir Aliu, në një intervistë për emisionin “Dialog te Lajm’i”, ndër të tjera ka folur edhe për pozitën të cilën do ta ketë partia e tyre, në VLEN.
Azir Aliu: Mimoza Musa është përfaqësuese… do të jetë nënkryetare e VLENL-it, pasiqë siç e dini, këtu i kemi 5 përfaqësues, ku edhe aspektin gjinor, edhe aspektin e vlerave dhe aspektin e përfaqësimit të Aleancës për Shqiptarët, ashtu siç kemi qenë çdo here ndryshe, ndryshe jemi edhe sot. Pra, Ilir Demiri, është vlerë që ka qenë dhe është pjesë e Aleancës për Shqiptarët. Ilir Demiri është në proces, le të themi të dhënies së kontributit të tij professional, për të krijuar këto rregulla dhe statutin e partisë. Une përfaqësoj grupin punues, jemi 4-5 antarë, 5 antarë më falni të grupit punues që përgatisim si në aspekt administrativ, ashtu edhe në aspekt legjislativ strukturën.
Gazetari: A mund t’i thoni emrat tjerë?
Azir Aliu: Do të kemi një press-konferencë bashkë… Ju informojë që jemi shumë afër të dhënies së rezultatit përfundimtar të organizimit të ri politik të partisë tani jo më koalicionit VLEN./Lajm TV&Gazeta Lajm



