Kërkoi para ose rikthim në punë përmes shantazhit me foto të ushqimit

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër B.T. (40) dhe M.D. (43), të dy nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shantazh”. Më 07.02.2026, e denoncuara e parë, ish-punonjëse e një objekti hotelierik në Kumanovë, e ka shantazhuar pronarin se nëse nuk e kthente në punë ose nuk i jepte 5.000 euro, do të publikonte foto në një rrjet social si dëshmi për trajtimin jo të duhur të ushqimit në objekt, me qëllim që të krijohet imazh negativ për objektin hotelierik. I denoncuari i dytë i ka ndihmuar në kryerjen e veprës./”Tetova Sot”