Kosovarët tregohen bujarë me turqit

Një kafene në Prishtinë u ka ofruar falas kafe tifozëve turq duke shkruar se “turqit kanë paguar gjithçka me ndihmën dhënë Kosovës më 1999”.

“Sot rivalë, por gjithmonë miq. Kafe e çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju e keni paguar më 1999 – sot nuk keni asnjë borxh. Faleminderit”, shkruan në mes të sheshit.