Një kompani kosovare ka njoftuar opinionin publik dhe komunitetin sportiv se, në shenjë mbështetjeje dhe motivimi për Kombëtaren e Kosovës në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme për futbollin kosovar, ka vendosur të ofrojë një shpërblim prej 20,000 (njëzet mijë) euro për futbollistin e Kombëtares së Kosovës që do të realizojë golin e parë në ndeshjen e sotme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Kompania ju uron shumë suksese futbollistëve tanë dhe një ndeshje dinjitoze që reflekton shpirtin garues dhe krenarinë kombëtare.



