Aksion policor në Shkup: 9 shoferë të dehur, një i arrestuar

Gjatë natës 27/28.03.2026, në periudhën nga ora 21:00 deri në 03:00, Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Punë të Komunikacionit realizoi kontroll aksion në territorin e komunave Ilinden, Gazi Babë dhe Kisella Vodë, me fokus në sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Janë testuar gjithsej 49 shoferë, prej të cilëve tek 9 është konstatuar prania e alkoolit, ndërsa një person ka refuzuar t’i nënshtrohet alkotestit.

Gjatë kontrollit janë evidentuar edhe 12 kundërvajtje të tjera në komunikacion, ndërsa janë dorëzuar edhe 5 kërkesa për inicimin e procedurave kundërvajtëse ndaj personave juridikë dhe përgjegjës.

Një person është privuar nga liria dhe është konfiskuar një automjet për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht drejtim i automjetit gjatë kohës së ndalesës aktive.

Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa përkatëse.

Kontrollet aksion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.

Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat shpesh përfundojnë me pasoja fatale.

Apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe ligjet, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.